PSG mund të ndryshojë stadiumin

Paris Saint Germain pritet të ndryshojë stadiumin. Drejtuesit e kampionit në fuqi nuk duken të lumtur me stadiumin e tyre, ‘Parc des Princes’, transmeton lajmi.net. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi ka konfirmuar në një intervistë për portalin ‘Business’ se po shqyrtojnë mundësinë e kalimit nga ‘Parc des Princes’ në një stadium më të madh. “Parisi…

Sport

24/11/2022 23:38

Paris Saint Germain pritet të ndryshojë stadiumin.

Drejtuesit e kampionit në fuqi nuk duken të lumtur me stadiumin e tyre, ‘Parc des Princes’, transmeton lajmi.net.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi ka konfirmuar në një intervistë për portalin ‘Business’ se po shqyrtojnë mundësinë e kalimit nga ‘Parc des Princes’ në një stadium më të madh.

“Parisi meriton një stadium më të mirë. Opsioni im i parë ishte të mos lëvizja. Por qyteti i Parisit na nxit të lëvizim. Kemi shpenzuar 70 milionë euro për të përmirësuar Parc, por nuk është stadiumi ynë”, theksoi ai.

Në maj të vitit 2021, Nasser Al-Khelaïfi pranoi në një intervistë se ata donin të rrisnin kapacitetin e stadiumit, por struktura e qytetit të Parisit dhe bashkia e qytetit e penguan atë./Lajmi.net/