PSG mposht Basaksehirin dhe siguron vendin e parë në grup

PSG ka siguruar vendin e parë në grupin H, falë fitores 5:1 ndaj Basaksehir të mërkurën pasdite.

Sport

09/12/2020 20:33

Kjo ndeshje ka nisur ditën e martë, por u ndërpre pas gjuhës raciste të përdorur nga gjyqtari i katërt.

UEFA vendosi që kjo ndeshje të vazhdoi sot, nga minuta e 17’, ku ishte ndërprerë dje.

Neymar shkëlqeu në këtë ndeshje me tri gola të shënuara, shkruan lajmi.net.

Kylian Mbappe shënoi dy herë.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Mehmet Topal./Lajmi.net/