PSG merr vendim për ofertat e Barcelonës dhe Real Madridit për Neymar

Barcelona dhe Real Madrid janë refuzuar nga Paris Saint Germian për yllin brazilian Neymar, bëjnë të ditur raportet, përcjell lajmi.net.

Sport

15/08/2019 09:47

Neymar i është bashkuar gjigantit francez për 222 milionë euro në verën e vitit 2017, por duhet se ka vendosur të largohet nga skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel, teksa afati kalimtar në Evropë mbyllet më 2 shtator.

Barcelona po shfaq interesim të madh për të rikthyer në skuadër 27 vjeçarin, ndërsa për të ka rivalitet nga Real Madrid, që po ashtu dëshiron transferimin e Neymar.

Sipas ekspertit të transferimeve në Spanjë, Guillem Balague, ofertat e të dy skuadrave janë refuzuar.

Të dy këto skuadra, në ofertat e tyre kanë përdorur edhe lojtarët që kanë në dispozicion, por që nuk kanë arritur të bindin kampionët e Ligue 1./Lajmi.net/