PSG me tre tifozë

Paris Saint-Germain mund të jetë një prej klubeve me pronarin më të pasur në botë dhe një numër të madh yjesh në skuadër, por duket se nuk mund të krenohet me përkrahjen që ka. Klubi francez, i përkrahur nga Qatar Investment Authority nga viti 2011, ka shpenzuar miliona në transferimin e yjeve si Zlatan Ibrahimovic…

Sport

11/01/2014 17:34

Paris Saint-Germain mund të jetë një prej klubeve me pronarin më të pasur në botë dhe një numër të madh yjesh në skuadër, por duket se nuk mund të krenohet me përkrahjen që ka.

Klubi francez, i përkrahur nga Qatar Investment Authority nga viti 2011, ka shpenzuar miliona në transferimin e yjeve si Zlatan Ibrahimovic dhe Edinson Cavani, në stinorët e fundit.

Mirëpo, derisa kanë një skuadër jashtëzakonisht kualitative në gjendje t’i mas forcat me gjigantët e kontinentit, atyre ende u mungojnë tifozët pasi vetëm tre prej tyre u gjendën në sektorin e përkrahësve mysafir për ndeshjen në Ajaccio.

Treshja e tifozëve të PSG’së ishin të vetëm në Stade Francois Coty.

Andaj, duket se PSG duhet të mendojë të blejë edhe disa përkrahës më tepër, nëse jo futbollistë të rinj gjatë afatit kalimtar të janarit.