PSG largon Emeryn, merr trajnerin që e kërkoi gjithë Evropa

Thomas Tuchel do të marrë drejtimin e PSG.

Sport

06/04/2018 12:24

Bayerni, Arsenali dhe Chelsea e joshën deri në fund, por me sa duket zgjedhja përfundimtare e Tomas Tuchelit do të jetë stoli i PSG-së.

Lajme nga burime të ndryshme informacioni, me në krye gjigantin amerikan “ESPN”, konfirmojnë se ish-trajneri i Dortmundit, ka fituar garën me kandidatët e tjerë për stolin dhe pritet të konfirmohet në “Parc des Princes” në fund të sezonit.

Trajneri gjerman shijoi një vit pushimi pas shkarkimit nga Dortmundi në maj, por do ta rinisë nga kryeqyteti francez, atje ku vazhdon të ëndërrohet Champions-i, të cilin nuk e solli dot as Unai Emeri, në skadencë kontrate në verë.

Sipas “ESPN”, Tuchel ndodhej shumë poshtë në listën e dëshirave të presidentit Al-Khelaifi,i cili preferonte emra si Konte, Alegri, Ançeloti dhe Enrike përpara 44-vjeçarit, por ai e ka fituar garën.

Pak ditë më parë atë e telefonoi Bajerni, ndërsa përgjigjja e tij ishte: “Jeni vonë! Tashmë e kam arritur akordin me një klub të madh”.

tuhel