PSG: Ky është kushti që duhet plotësuar për largimin e Neymar
Paris Saint Germian nuk do të pranojë asnjë shkëmbim të lojtarëve për të lejuar rikthimin e Neymar te Barcelona.

Sport
Sport.es raporton se kampionët e Ligue 1 dëshirojnë vetëm një marrëveshje me para për yllin e tyre, Neymar, përcjell lajmi.net.
Barcelona këtë verë po punon në disa drejtime në afrimin e lojtarëve, por synon që atë ta bëjë duke përfshirë lojtarë, në marrëveshje shkëmbimi.
Katalanët i kanë ofruar disa lojtarë Interit për Lautaro Martinez, dhe njëjtë po punojnë edhe për afrimin e Miralem Pjanic.
Por, PSG nuk e ka ndërmend të heq të dorë nga Neymar, nëse ndonjë skuadër nuk paguan 175 milionë euro./Lajmi.net/