PSG konfirmon lëndimin e Donnarumma

Sport

23/01/2022 15:41

Gianluigi Donnarumma ka edhe një pengesë tjetër tashmë te PSG, përveç Keylor Navas.

Portieri më i mirë i viti, Donnarumma, nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij, si pasojë e një lëndimi të pësuar së fundmi.

Lëndimin e portierit e ka konfirmuar edhe vet skuadra e PSG. Po ashtu, në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme, Donnarumma nuk shihet në listë, përcjell lajmi.net.

Italiani  ka pësuar një lëndim muskulor dhe akoma nuk dihet saktë se sa kohë do të mungojë ai për PSG.

Megjithatë, e rëndësishme për italianët është se ai pritet të jetë gati për fazën Play Off kundër Portugalisë. /Lajmi.net/