PSG kërkon yllin e Chelsea

Paris Saint Germian po konsideron yllin e Chelsea, Tiemoue Bakayoko, si një alternativë për mesfushë.

Sport

22/08/2019 18:38

25 vjeçari assesi nuk po arrin të bind te Chelsea, edhe pas kalimit të huazimit një vjeçar te Milan.

Sipas ‘Standard Evening London’, janë kampionët e Francës, skuadra e PSG, që po insiston për Bakayoko, përcjell lajmi.net.

Bakayoko sezonin e kaluar ka qenë i huazuar te Milan, dhe në 31 paraqitje ka shënuar vetëm një gol.

Për 25 vjeçarin Bakayoko, Ligue 1 nuk është një terren i panjohur, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e Monacos./Lajmi.net/