PSG i jep ‘shkollë’ Real Madridit pa yjet, shkëlqen Di Maria

Paris Saint-Germain ka triumfuar në përballjen kryesore të natës së sontme përballë Real Madrid, ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

18/09/2019 22:49

Kampionët e Ligue 1 fituan me rezultat të pastërt 3-0, duke mos e lejuar klubin spanjoll të mos e bënte qoftë një goditje në portë.

Ishte ish-anëtari i ‘Los Blancos’, Angel Di Maria ai i cili shkëlqeu në mbrëmjen e sotme, pavarësisht se vendasit kishin mungesa të theksuara me Neymar, Mbappe dhe Cavani që ishin të padisponueshëm për këtë sfidë.

Ylli argjentinas shënoi në minutat 14’ dhe 33’, derisa golin përfundimtar të takimit e shënoi Thomas Meunier (90′).

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Club Brugge barazoi pa gola ndaj Galatasarayt.

Ndeshjet e ardhshme në grupin A janë Real Madrid – Club Brugg dhe Galatasaray – PSG. /Lajmi.net/