PSG humb durimin, i vendos një ultimatum Barcelonës

I gjithë afati kalimtar i kësaj vere është sjellë rreth Neymar, i cili ka qenë i lidhur me Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin.

Sport

23/08/2019 18:33

Sidoqoftë, një epilog final për këtë sagë, pritet të ketë në fund të afatit kalimtar veror.

Mediet spanjolle raportojnë se PSG nuk ka dëshirë të negociojë me Barcelonën edhe për një kohë të gjatë, dhe për këtë i ka dërguar një ultimatum.

Parisianët duan të shesin Neymarin për 222 milionë euro, dhe nëse Barcelona nuk dërgon sot një ofertë, ata do të humbasin mundësinë për transferimin e brazilianit.

Ky ultimatum ndaj Barcelonës, do t’i bënte favorizim të madh Real Madridit, që po ashtu kërkon Neymarin./Lajmi.net/