PSG fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Metz, vazhdon serinë e fitoreve

Paris Saint-Germain ka realizuar një tjetër fitore.

Sport

22/09/2021 23:00

Metz ka pësuar humbje në fund nga PSG me rezultat 1-2, shkruan lajmi.net.

‘Parisienët’, e nisën furishëm ndeshjen dhe arritën të gjejnë golin e parë në min e 5’ përmes Achraf Hakimit.

Përkundër sulmeve të Parisit, vendasit befasuan duke barazuar rezultatin në min e 39’ përmes Kiki Kouyate.

Pjesa e dytë ishte me shumë raste shënimi nga të dyja skuadra, e sidomos nga ekipi i Mauricio Pochettino.

Pas shumë tentimeve ishte sërish Hakimi që reazlioi në ‘frymën e fundit’ për t’i sjelurr fitoren skuadrës.

Hakimi shënoi në min e 90+5’ për rezultatin përfundimtarë 1-2.

Me këtë fitore PSG ka pikët e plota pas shtatë xhirove 21 sosh në vendin e parë, ndërsa Metz është e fundit me tre pikë. /Lajmi.net/