PSG eliminon Leverkusenin

Paris Saint-Germain u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit në Parc des Princes, dhe kompletoi triumfin me rezultat të përgjithshëm 6:1. Gjiganti francez ishte në disavantazh pas vetëm gjashtë minutash lojë kur Sidney Sam shënoi për Leverkusenin. Mirëpo, mbrojtësi Marquinhos barazoi rezultatin në minutën e 13’të. Mysafirët patën…

Sport

12/03/2014 21:43

Paris Saint-Germain u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit në Parc des Princes, dhe kompletoi triumfin me rezultat të përgjithshëm 6:1.

Gjiganti francez ishte në disavantazh pas vetëm gjashtë minutash lojë kur Sidney Sam shënoi për Leverkusenin. Mirëpo, mbrojtësi Marquinhos barazoi rezultatin në minutën e 13’të.

Mysafirët patën mundësi të rikthejnë avantazhin – në këtë duel – por Simon Rolfes humbi penalltinë pas pak më pak se gjysmë ore lojë, duke dërguar skuadrat në pushim me rezultat 1:1.

Mirëpo, pas intervalit PSG kaloi në avantazh me golin e Ezequiel Lavezzit në minutën e 53’të, kurse Leverkusen nuk arriti të bëjë asgjë më tepër përveq se të mbetet me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Emre Can me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 68’të.