PSG e rivalizon Interin dhe Juventusin për yllin e madh

PSG është duke planifikuar që të bëjë një transferim befasues në verë.

Merkato

25/02/2019 13:49

PSG dëshiron ta shtojë edhe një opsion në fazën ofanzive për sezonin e ri.

Skuadra franceze është duke tentuar ta transferojë Federico Chiesan nga Fioretina, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi italian është duke kaluar nëpër një formë të lartë në këtë sezon, andaj PSG i do shërbimet e tij.

Por, skuadra franceze e di se do të jetë e vështirë ta transferojë atë, pasi në garë janë edhe Juventus me Interin. /Lajmi.net/