PSG e nisë me fitore edicionin e ri (Video)

Paris Saint-Germain e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligue 1.

Sport

07/08/2015 22:22

Kampioni në fuqi ka arritur ta mposhtë skuadrën e Lille me rezultat 0-1 edhe pse shumicën e ndeshjes e luajti me një njeri më pak në fushë.

Mysafirët e filluan mirë takimin duke rrezikuar qysh në fillim me Cavanin dhe Moura, por goditjet e tyre u bllokuan nga mbrojtsit e Lille.

Ndeshja u bë interesante kah minuta e 28-të kur Rabiot mori dy kartona të verdhë mbrenda pak minutazh dhe u përjashtua nga loja.

Vendasit kontrolluan ndeshjen, por jo me raste të mira shënimi. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 57-të kur një aksion briliant e finalizoi braziliani Lucas Moura që ia siguroi tri pikët e para skuadrës së tij.

YouTube player