PSG e do Schurrlen

Skuadra franceze, Paris Saint Germain duket se po kërkon shërbimet e Andre Schurrle nga nga skuadra e Chelseas.

Sport

29/12/2014 19:18

Ish anëtari i Bayer Leverkusen e ka humbur vendin në formacionin e Mourinhos dhe normalisht se nuk ndjehet i kënaqur me minutazhin te Chelsea.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë konfirmim nga agjenti apo vetë lojtari për të ardhmen e tij, edhe pse ajo nuk duket shumë e sigurtë te skuadra angleze.

PSG është gati të ofrojë para të gatshme për 24 vjeçarin që fitoi Botërorin 2014 me kombëtaren gjermane, duke kontribuar mjaft shumë për këtë sukses.