PSG do ta blejë Messin
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviç ka thënë se gjiganti francez do të shprehë interesim për transferimin e Lionel Messit, nëse Barcelona shfaq gatishmëri për shitjen e tij. PSG, klub i përkrahur financiarisht nga sheiku Nasser Al-Khelaifi spekulohet se dëshiron ta blejë yllin argjentinas. Dhe, Ibrahimoviç e ka konfirmuar këtë. “Nëse Messi është në shitje,…
Sport
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviç ka thënë se gjiganti francez do të shprehë interesim për transferimin e Lionel Messit, nëse Barcelona shfaq gatishmëri për shitjen e tij.
PSG, klub i përkrahur financiarisht nga sheiku Nasser Al-Khelaifi spekulohet se dëshiron ta blejë yllin argjentinas. Dhe, Ibrahimoviç e ka konfirmuar këtë.
“Nëse Messi është në shitje, PSG do të jetë aty, duke bërë përpjekje për transferimin e tij. Për të ëndërruar sukses të madh nevojiten futbollist që ju bëjnë të ëndërroni, i tillë është Messi”, deklaroi ylli suedez për mediat në Katar.
PSG do të ndeshet me Real Madridin në Katar më 2 janar në kuadër të një ndeshje miqësore.
“Do të jetë një duel mes dy ekipeve fantastike, një mundësi e mirë për njerëzit në Katar. Për ta mund të jetë si një finale e Ligës së Kampionëve”, përfundoi ai.