PSG dhe Juve afër shkëmbimit të madh
Paris Saint Germain dhe Juventus janë afër një shkëmbimi të madh në merkato.
Sport
Mbrojtësit e krahut, Layvin Kurzawa dhe De Sciglio mund të ndërrojnë skuadrat gjatë merkatos së janarit.
Kampionët e Ligue 1 dhe Serie A janë në bisedime të avancuara për shkëmbimin Kurzawa-De Sciglio, bën të ditur ‘L’Equipe’, transmeton lajmi.net.
Kurzawa është shumë i lumtur me një mundësi të tillë dhe mezi po pret finalizimin e një marrëveshje të mundshme.
PSG në anën tjetër janë të kënaqur me De Sciglio, pasi italiani mund të aktivizohet në dy krahët e mbrojtjes. /Lajmi.net/