PSG çmendet pas Pogbas

Numri 70, si në shifër si në shkronja e ka të njëjtin kuptim. Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, kanë bërë të ditur mediet franceze. Ylli i Bianconerëve ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në ekipin e Antonio Contes në sezonin e tij…

Sport

23/01/2014 11:04

Numri 70, si në shifër si në shkronja e ka të njëjtin kuptim. Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, kanë bërë të ditur mediet franceze.

Ylli i Bianconerëve ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në ekipin e Antonio Contes në sezonin e tij të dytë me gjigantin torinez.

Dhe, ngadalë ai është shndërruar në futbollist të shumëkërkuar nga klube të tjera të mëdha evropiane përfshirë PSG’n që thuhet se e konsideron si objektiv kryesor për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka raportuar se Juventus i reziston edhe ofertës prej 70 milionë euro për Pogban dhe ka bërë gati kontratë të re për yllin francez.

Vetëm një vit më parë Pogba vlerësohej në 45 milionë euro kurse tani është duke shkuar rreth dyfishimit të çmimit.