PSG cakton çmimin për shitjen e Rabiot te Barcelona

Barcelona ka mësuar çmimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Sport

12/07/2018 09:17

Paris Saint-Germain ka caktuar çmimin për shitjen e Adrien Rabiot te Barcelona.

“Mundo Deportivo” raporton se klubi i pasur francez ka vendosur kushtet për largimin e mesfushorit francez, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Barcelona ka shfaqur interesim për blerjen e Rabiot pas largimit të Andres Iniestas, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Paris Saint-Germain kërkon 40 milionë euro për shitjen e Rabiot. /Lajmi.net/