PSG afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Messit

Lionel Messi është afër të transferohet tek Paris Saint Germain.

Sport

10/08/2021 09:48

Lionel Messi është shumë afër të transferohet tek Paris Saint Germain pas largimit nga Barcelona.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Paris Saint Germain është shumë afër ta transferojë Lionel Messin dhe marrëveshja është në fazën përfundimtare, transmeton lajmi.net.

Në fakt, PSG-ja po shtyn dhe po punon për ta finalizuar marrëveshjen në orët e ardhshme, ndërsa për ofertën e Barcelonës nuk ka ndonjë konfirmim se është e vërtetë.

Këtë e konfirmuan edhe gazetarët spanjollë, por edhe Romano tregon se nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe transferimi i Messit tek PSG-ja duket i paevitueshëm./Lajmi.net/