“Pse zgjodhët të jetonit larg Shqipërisë, kur të dy jeni artistë të mëdhenj?”, Vesa ka një përgjigje

Vesa Luma tregon se çfarë e shtyu atë dhe Big Bastën të largohen nga Shqipëria.

ShowBiz

03/12/2020 22:18

Vesa Luma dhe Big Basta ka disa vite që janë larguar nga Shqipëria dhe po jetojnë në Zelandë të Re, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht faktit se janë larg vendlindjes, çifti duket se shumë shpejt janë përshtatur me jetën atje, ku edhe po punojnë.

Së fundi, Vesa i është përgjigjur pyetjeve të shumta të fansave, të cilët ishin kureshtar të dinin shumëçka për të.

Një nga ndjekësit e pyet “Pse zgjodhet te jetoni larg shqiperis kur te dy jeni artiste te medhenj”, ndërsa përgjigja e Vesës ishte “Nuk e kemi lene asnjehere perfundimisht Shqiperine.. Sakrifikuam keto 3 vite te japim nje mundesi tjeter Lianit, dhe jemi te lumtur qe nga Qershori i ketij viti kemi marr dhe Rezidencnen”.

Ndryshe, artistja ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të rikthehet me projekte të reja muzikore. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)