Pse u takua Ilir Deda me Xhavit Halitin dhe Ismet Beqirin?

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda i cili së fundmi ka dalur haptazi kundër disa veprimeve të partisë së tij, është takuar sot shkurt me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirin.

Lajme

05/10/2015 19:15

Deda ka thënë se takimi ka qenë “thjeshtë i rastësishëm” dhe se “ai ka ndodhur para se të niste takimi me raportuesin për Kosovën në Këshillin e Europës”.

“Pesë minuta para se me hy në takim raportuesi i Këshillit të Europës për Kosovën jemi ulur kemi qëndruar pak bashkë. Ka qenë një takim i thjeshtë para se të niste takimi me raportuesin e KE-së për Kosovën. Nuk ka asgjë tjetër përtej kësaj”, ka thënë Deda për Gazetën Express.