“Pse të njihet Palestina e jo edhe Kosova?” – Ish-lideri katalunas Puigdemont godet kryeministrin e Spanjës
Puigdemont në një video në platformën ‘X’, ka pyetur se përse Spanja ka vendosur ta njohë Palestinën e jo edhe Kosovën, “vend me të cilin Bashkimi Evropian ka marrëdhënie diplomatike”. Ish-lideri që udhëhoqi referendumin në Katalonjë, Carles Puigdemont, ka theksuar se Spanja po përdorë standarde të dyfishta, pasi kryeministri Pedro Sanchez ka njoftuar se do…
Lajme
Puigdemont në një video në platformën ‘X’, ka pyetur se përse Spanja ka vendosur ta njohë Palestinën e jo edhe Kosovën, “vend me të cilin Bashkimi Evropian ka marrëdhënie diplomatike”.
Ish-lideri që udhëhoqi referendumin në Katalonjë, Carles Puigdemont, ka theksuar se Spanja po përdorë standarde të dyfishta, pasi kryeministri Pedro Sanchez ka njoftuar se do ta njohin shtetin e Palestinës.
“Spanja ka njoftuar se do ta njohë shtetin e Palestinës në mes të një konflikti të armatosur që po trondit botën dhe mund të duket se shteti spanjoll është bërë tani mbrojtës i së drejtës të vetëvendosjes së popujve si mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve. Një qëndrim që shumica e katalanasve e kanë mbrojtur gjithmonë. Por jo, nuk është kështu. Në fakt, Spanja është një nga vendet e pakta të Bashkimit Evropian që ende nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Nuk ia njeh të drejtën evropianëve të Kosovës që të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre, pavarësisht se Bashkimi Evropian tashmë ka marrëdhënie diplomatike me ta”, ka thënë Puigdemont në një video të postuar në “X”.