Pse sulmuesit e Berlinit dhe Stambollit, bënë video para aktit terrorist? (Video)
Pak kohë pasi ndodhën sulmet në Berlin dhe Stamboll, në media u zbuluan video të sulmuesve terrorist
Bota
Tuniziani Anis Amri hyri me një kamion në një treg krishtlindjesh në qytetin e Berlinit ku la të vdekur 12 persona dhe 49 të lënduar. Para se të ndërmerrte këtë akt, ai la një video-selfie, ku fliste për hakmarrje për myslimanët e vrarë nga sulmet ajrore, shkruan lajmi.net
Ai kishte porositur të krishterët se do të pësojnë me gjakun e tyre për bombardimet ndaj myslimanëve nëpër botë. Madje bën thirrje që të vriten të krishterët nëpër Evropë.
Një video të tillë e bëri edhe sulmuesi i Stambollit në natën e festës së Vitit të Ri, ku la të vdekur 39 persona dhe 65 të plagosur në një klub nate.
Videoja e tij u publikua dje nga mediat turke, ku sipas tyre, sulmuesi kishte bërë videon për të studiuar vendin nga ku do të ikte pas sulmit. /Lajmi.net/