Pse Reali do të paraqitet me fanellën e gjelbër sot kundër Espanyol?

Real Madrid të shtunën në ‘Santiago Bernabeu’ do të pret Espanyolin, ku me një fitore të mundshme, do të shkonte në tri pikë mbi Barcelonën, derisa këta të fundit në mbrëmje të zhvillojnë ndeshjen e tyre kundër Mallorca.

Sport

07/12/2019 10:01

Por, Real Madrid për dallim nga ndeshjet tjera si vendas ku veshin fanellat e bardha, sot në Bernabeu ‘Los Blancos’ paraqiten me fanellat e tyre të gjelbërta.

Real Madrid ka zgjedhur të veshë fanellat e gjelbërta si akt solidariteti me lëvizjen e ndryshimit të klimës, pasi në kryeqyteti spanjoll pret samitin e KB ‘COP 25’ për ndryshimin e klimës, që fillon të shtunën dhe zgjatë deri më 13 dhjetor.

Kjo iniciativë është pjesë e mbështetjes së klubit për inciativën e Castellana Verde dhe është në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Nuk është hera e parë që Real Madrid kanë treguar mbështetje për shkaqet mjedisore.

Në verë, klubi ka prezantuar një fanellë të krijuar me 100 për qind riciklime të plastikave të oqeanit./Lajmi.net/