Pse qajmë kur presim qepë? Ja përgjigja e shkencëtarëve

Në momentin që presim qepë pothuajse të gjithë qajnë, dhe pyetja se pse ndodh ky fenomen deri më tani nuk e kishte një përgjigje.

Fun

09/06/2016 02:50

Por shkencëtarët e American Chemical Society mendojnë se e kanë gjetur përgjigjen dhe e shpjegojnë. Një nga shkencëtarët shpjegon se përgjigja se përse qepët na bëjnë të qajmë fillon nga nëntoka.

“Qepët janë perime që kanë të paktën 400 variacione, mes tyre edhe hudhrën. Këto perime thithin squfurin që është nëntokë për të formuar sulfoksidet e aminoacideve, një përbërës i squfurit që kthehet lehtësisht në gaz.

Kur presim qepën, ne hapim mijëra qeliza individuale të saj. Këto qeliza të hapura çlirojnë enzima të veçanta si dhe sulfokside të aminoacideve, të cilat formojnë acid sulfenik.

Acidi sulfenik dhe enzimat e qepës formojnë një gaz, i cili arrin në sy. Syri reagon për t’u mbrojtur nga kimikati dhe nis të lëshojë ujë”, sqarojnë shkencëtarët.