Pse po hesht Mourinho?

13:36 | 18 Prill 2014

Mourinho i heshtur

Për herën e tretë me radhë, Jose Mourinho nuk do të paraqitet në konferencë për shtyp. Në vend të tij do të flet asistenti Steve Holland. Pse po hesht Mourinho?

Jose Mourinho do të mungojë sërish nga konferenca për shtyp para duelit mes Chelseas dhe Sunderlandit.

Asistenti i tij Steve Holland do të paraqitet për herë të tretë me radhë sot, ndërsa Mourinho ka vendosur të hesht para periudhës vendimtare të sezonit.

Por, pse Special One është shndërruar në Silent One? Ju sjellim tri arsye.

1) Edhe pse bëhet fjalë për një gjobë prej vetëm 8000 funtesh, ai është i pakënaqur me vendimin e Federatës angleze të futbollit që e shpalli fajtor për incidentin në duelin me Aston Villan në Villa Park.

2) Ai është duke luajtur lojëra mendore me homologun e tij nga Liverpool, Brendan Rodgers, kandidatin kryesor për titull të kampionit në Premierligë.

3) Ai është thjesht i zënë duke planifikuar një strategji për të kualifikuar Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të sigurojë tri pikë në duelin vendimtar me Liverpoolin.