Pse personat e fortë ndihen shpesh të pasigurtë në jetën e tyre
Ne jetojmë për të mësuar dhe për t’u rritur me eksperiencat që jeta na ofron.
Fun
Mësojmë nga të tjerët, nga fitoret dhe humbjet tona, dhe në të njëjtën kohë i mësojmë edhe të tjerët mbi ato çfarë ne dimë. Pastaj, herët apo vonë, kalojmë një fazë kur nisim të dyshojmë mbi veten tonë dhe mbi botën që na rrethon. Këto janë pesë arsyet se pse personat e fortë shpesh ndihen të pasigurtë :
Shqetësohemi shumë mbi opinionin e të tjerëve.
Kjo na bën që të gabohemi me çdo vendim që marrim. Por pse nuk kemi besim të plotë tek vetja, pse dikush tjetër duhet të ketë më shumë rëndësi se neve vetë? Për mendimin tim, mos e vrit fare mendjen për gjykimet e të tjerëve, por bëj atë që të duket ty më e drejtë. Edhe nëse gabon, shikoji gabimet e tua si mësime për vazhdimësinë e jetës tënde.
Nuk mendojmë se personat (përfshirë edhe veten tonë) janë mjaftueshëm të aftë.
Jemi në kërkim të perfeksionit tek të gjithë dhe tek gjithçka. Por kjo gjë jo gjithmonë është e nevojshme, pasi çdokush është i veçantë, përfshirë edhe neve vetë krahasuar me të tjerët. Secili ka tipin e tij dhe nëse për ne nuk është perfekt, për dikë tjetër është i/e tillë. Perfeksioni është shumë subjektiv, ndaj duhet të heqim dorë prej tij, pasi askush nuk është perfekt. Mbi të gjitha, edhe për gjërat duhet të kërkojmë më të mirën, por jo të mërzitemi kur ato nuk dalin siç duhet. Jo në çdo gjë mund të japim maksimumin.
Mendojmë se çdo person që na mëson diçka, duhet të jetë shumë i aftë për atë gjë.
Edhe personat më të fortë janë njerëz, pikërisht si gjithë njerëzit që ndodhen rreth nesh. Nëse shohim dikë nga mësuesit tanë të shfaqë se nuk di diçka, ne direkt mendojmë se ata nuk janë të denjë për të na mësuar. Të biesh është normale dhe njerëzore, por ajo që bën diferencën, është dëshira për t’u ringritur pas çdo rënieje.
Pengesat.
Kur gjërat nuk shkojnë siç do të donim, tentojmë të humbasim rrugën e duhur. Fillojmë të dyshojmë për gjithçka, për veten tonë, si dhe për bindjet tona. Kërkojmë përherë të dimë se, edhe nëse mund të duket sikur askush nuk na dëgjon, ka një qenie më të madhe se ne që kujdeset për ne.
Kemi më shumë përgjegjësi nga sa mund të përballojmë.
Jeta jonë është e përbërë nga aspekte të ndryshme, nga familja, studimet, shoqëria, puna etj. Ne duam të bëjmë çdo gjë mirë në të gjitha këto aspekte, por nuk është e mundur të bësh kaq shumë gjëra njëkohësisht. Duhet të gjejmë një ekuilibër midis gjithë gjërave të rëndësishme të jetës sonë dhe të përqendrojmë gjithë energjinë tonë në ato gjëra. / Bota.al