Pse nuk i lejojnë dasmat kur lejohen fushatat? Reagon këngëtarja shqiptare

Rovena Stefa ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj politikanëve.

ShowBiz

26/01/2021 21:59

Këngëtarja ka publikuar një fotografi nga fushatat zgjedhore për 14 shkurt ku do të zgjedhet kryeministri i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në imazhin që ajo e ka publikuar shihet një numër i madh i njerëzve të cilët janë mbledhur sipas fotografisë aty nuk ka distancë dhe njerëzit rrezikojnë shëndetin e tyre nga Covid-19.

“Paska mbaruar pandemia kur don politika fushatë? Po dasmat pse nuk i lejojnë?”, ka shkruar Rovena Stefa./Lajmi.net./