Pse nuk e vizituan Srebrenicën liderët shqiptarë?

Në 20-vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës, nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga krerët e shtetit shqiptar.

Lajme

12/07/2015 09:33

Asnjëri nga liderët shqiptarë nuk ka qenë i pranishëm në 20 vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës. Ndërkaq, lidhur me këtë çështje Tirana zyrtare nuk ka bërë asnjë koment dhe ende nuk dihet nëse nuk ishin të ftuar, apo e kanë neglizhuar pjesëmarrjen.

Në anën tjetër, në Srebrenicë ishin të pranishëm kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq si dhe presidentët e shtetit të Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Vetëm Shqipëria ka munguar. I ftuar ishte edhe ish-presidenti amerikan Klinton.

Asnjë nga krerët e shtetit nuk ka thënë një fjalë për këtë përvjetor. Të enjten ish-kryeministri Sali Berisha ishte i vetmi që u kujtua për masakrën dhe i kërkoi parlamentit të mbante 1 minutë heshtje në nder të viktimave të Srebrenicës transmeton lapsi.

Ndërsa, Hashim Thaçit i është refuzuar ftesa, nga ana e Republikës Srpska, ndërsa Shqipëria qëndroi në heshtje. /Lapsi