Pse Messi vendosi të rikthehet te Argjentina? Flet Scaloni

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka komentuar rikthimin e Lionel Messit në ekipin kombëtar, duke thënë se pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të jetë edhe një herë me kombëtaren e tij.

Sport

08/03/2019 08:12

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy miqësoret e radhës kundër Marokut dhe Venezuelës.

Në këtë listë, është edhe emri i Lionel Messit, që rikthehet në kombëtare për herë të parë që nga Kupa e Botës.

“Kupa e Botës në Rusi ishte një zhgënjim i madh, dhe për Messin edhe më shumë”, ka deklaruar trajneri i Argjentinës, përcjell ‘lajmi.net’.

“Me kalimin e kohës ai pa që ne u rritëm, ai vëzhgoi mënyrën se si luajmë dhe ai është i lumtur. Messi dëshiron ta provojë edhe një herë”.

“Vendimi i stafit nuk ishte për ta ftuar, dhe rezultatet e ndeshjeve që ne i bëmë ai i ka parë, ai është i lumtur dhe dëshiron ta provojë edhe një herë. Për ne, ai është i mirëpritur”.

“Ai po luan shumë ndeshje dhe shumë lojtarë do të preferonin të pushonin, por ai erdhi. Vendimi për të luajtur apo jo në këto dy ndeshje më takon mua”./Lajmi.net/