Pse Messi dhe Ronaldo?

Franck Ribery ka thënë se në vendlindjen e tij në Francë më tepër preferojnë që sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ose ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo të fitojnë Topin e Artë, në vend të tij. Mesfushori i Bayern Munichut është një prej favoritëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë,…

Sport

14/11/2013 11:27

Franck Ribery ka thënë se në vendlindjen e tij në Francë më tepër preferojnë që sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ose ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo të fitojnë Topin e Artë, në vend të tij.

Mesfushori i Bayern Munichut është një prej favoritëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, por ka fituar përshtypjen se bashkëkombësit e tij më tepër preferojnë suksesin e ndonjërit prej dy yjeve më të mëdhenj të La Ligës.

“A jam autsajder i Topit të Artë? Mund të jetë ashtu, do të kisha preferuar të kisha përkrahje më të madhe”, deklaroi Ribery për Le10Sport.

“Kam përshtypjen sikur njerëzit në Francë duket se preferojnë Messin dhe Ronaldo. Pyetem pse? Kam qenë shumë i fortë më 2013 dhe me vazhdimësi gjatë gjithë vitit, kam fituar shumë tituj. Do të ishte nder i madh për mua, për familjen time dhe për fëmijët e mi”, u shpreh Ribery.

Finalistët për Topin e Artë do të reduktohen në tre futbollistë në fillim të dhjetorit kurse fituesi do të shpallet më 13 janar.