Pse më ndaluan të shkoj në Kosovë?
Aleksandar Vulin thotë se Prishtina po mundohet ta paraqesë Serbinë si fajtore për çdo gjë. Ndalesën për hyrje në Kosovë, Vulin e quan si tendencë të Prishtinës për të penguar Serbinë në integrim europian.

Lajme
Prishtina po bën çfarë është e mundur që të krijojë një lloj krize, në mënyrë që Serbia të jetë fajtore për veprimet ose mosveprimet e saj.
Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë RTS, Vulin ka thënë se ndalesa e bërë nga Prishtina për të mos e vizituar vendet Pasjan dhe fshatin Budrigë, është bërë me arsyetimin se të dielën do të ketë rivotim në Pasjan.
“Kjo është e vërtetë, por zgjedhje ka pasur edhe para dy jave, kur kam qenë në Mitrovicë”.
Ministri serb i cili është i ngarkuar i Beogradit për Kosovën, kishte planifikuar që sot të qëndrojë në fshatrat Pasjan dhe Budrigë të komunës së Kllokotit, por autoritetet në Prishtinë nuk i kanë dhënë leje për ta bërë këtë.
Vulin tha pengesat që po i bëhet për të hyrë në Kosovë, po mundohen që të paraqesin Serbinë si fajtore.
“Marrëveshja e Brukselit, është duke u bërë pengesa më e madhe e Prishtinës. Sa herë që arrihet ndonjë vendim në favor të Serbisë, menjëherë paraqiten reagime të Prishtinës”.