Pse ‘kërcen’ trupi nganjëherë përderisa jemi duke hyrë në gjumë?

Sigurisht se e njihni momentin kur jeni duke hyrë në gjumë dhe ju duket sikur po bini nga diçka apo diçka po vjen në drejtimin tuaj, dhe kështu trupi ‘kërcen’ si formë reagimi ndaj asaj që shihni. Por, çfarë do të thotë kjo?

Fun

06/10/2015 13:22

Kur ndodh ky ‘frikësim’ dhe kërcim i trupit teksa jeni duke hyrë në gjumë, ju zgjoheni për një moment para se të riktheheni përsëri në nivelin e mëparshëm të hyrjes në gjumë.

Ka një arsye pse ndodh kjo. Ky është një fenomen biologjik dhe psikologjik i njohur si ‘myoclonia hypnic’, transmeton lajmi.net.

Trupi juaj kalon nëpër disa faza të gjumit në një cikël standard të gjumit, njëri prej të cilave është R.E.M – që do të thotë ‘Rapid Eye Movement’, apo ‘Lëvizja e Shpejtë e Syrit’.

Sytë tuaj lëvizin me shpejtësi, dhe në qoftë se jeni plotësisht të relaksuar, ju do të filloni të shihni ëndërr. Nëse muskujt nuk janë të pushuar (zakonisht për shkak të stresit dhe lodhjes), ata mund të tkurren dhe të krijojnë këtë lëvizje të trupit që e përjetojmë gjatë hyrjes në gjumë.

Ky është një kusht i padëmshëm i cili i prekë të gjithë nga koha në kohë, por ju mund ta kufizoni atë. Kjo mund të bëhet duke shkuar në shtrat çdo natë në të njëjtën kohë, dhe duke mos ngrënë asgjë para gjumit.

Nëse mbani një orar të njëjtë të gjumit, ju mund ta evitoni edhe hypnic myoclonia-n dhe të flini qetë. (lajmi.net)