Pse Joshua dhe Ruiz do të përballen në Arabi? ‘Çmenden’ tifozët e boksit

Është mësuar edhe arsyeja pse Anthony Joshua dhe Andy Ruiz JR pritet të përballen në Arabinë Saudite.

Sport

11/08/2019 11:00

Më herët gjatë kësaj jave është raportuar se Joshua dhe Ruiz janë pajtuar për revanshin, i cili pritet të zë vend në Lindjen e Mesme, në Arabinë Saudite, më 7 dhjetor.

Shumë reagime kanë ardhur lidhur me lokacionin, madje edhe boksierët duket sikur janë të pakënaqur me këtë lokacion.

Por, raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se arabët kanë paguar rreth 33.3 milionë funte që ky duel të zhvillohet në vendin e tyre, transmeton lajmi.net.

Pas këtyre lajmeve, tifozët e boksit kanë ‘gozhduar’ promotorin e Joshua, duke thënë se interesohet vetëm për të holla, kurse për tifozët aspak.

Mbetet të shihet nëse dueli do të zhvillohet në Arabi, ose nëse do të ketë ndonjë ndryshim lidhur me lokacionin. /Lajmi.net/