Pse grupmosha e mesme është injoruar kryesisht në diskutimet rreth ekstremizmit?
Ka pasur një sasi të konsiderueshme të hulumtimeve mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin, dhe shpesh Kosova është përdorur si një rast studimor i rëndësishëm, si për të shqyrtuar faktorët e cenueshmërisë ashtu edhe faktorët e qëndrueshmërisë. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtij hulumtimi është fokusuar shpesh tek të rinjtë, të cilët konsiderohen si…
Lajme
Ka pasur një sasi të konsiderueshme të hulumtimeve mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin, dhe shpesh Kosova është përdorur si një rast studimor i rëndësishëm, si për të shqyrtuar faktorët e cenueshmërisë ashtu edhe faktorët e qëndrueshmërisë.
Megjithatë, pjesa më e madhe e këtij hulumtimi është fokusuar shpesh tek të rinjtë, të cilët konsiderohen si më të prekshmit ndaj radikalizimit, duke injoruar në masë të madhe një grupmoshë tjetër, kryesisht ato nga 45 deri në 65 vjeç. S
ipas Mentor Vrajollit, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) “kur mendojmë për ndikimin e mediave sociale në ekstremizëm, fokusi është shpesh te të rinjtë. Megjithatë, hulumtimet kanë treguar se të rriturit e moshës së mesme, midis 45 dhe 65 vjeç, janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj narrativave ekstremiste, veçanërisht ato që lidhen me teoritë e konspiracionit dhe dezinformatat.”
Më tej z. Vrajolli shton se “Pavarësisht kësaj, ndikimi i ekspozimit të tyre ndaj përmbajtjeve ekstremiste shpesh anashkalohet, edhe pse mund të ketë pasoja të rëndësishme në diskursin politik, proceset demokratike dhe institucionet”. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është pjesë e një projekti të ri hulumtues të financuar nga fondi kërkimor shkencor i Bashkimit Evropian (BE), programi Horizon Europe, i quajtur SMIDGE – Narrativat e Mediave Sociale: Adresimi i Ekstremizmit tek Grupmosha e Mesme.
Ky projekt i ri përfshin tetë institucione kërkimore, kryesisht universitare, të udhëhequra nga Universiteti i Kopenhagës nga Danimarka dhe Universiteti De Montfort nga Anglia, ndërsa QKSS udhëheq punën për krijimin e kundër-narrativave ndaj ekstremizmit. Sipas z. Vrajolli, “Në periudhën e fundit teoritë e konspiracionit, dezinformimi dhe ekstremizmi në internet janë një shqetësim në rritje për qeveritë. Narrativat ekstreme politike janë rritur në të gjithë Evropën dhe këto narrativa ndikojnë në diskurset dhe politikat kryesore politike.”
Tutje z. Vrajolli sqaron se “Duke marrë parasysh situatën në Kosovë dhe shpesh tensionet e rritura me Serbinë dhe ndikimin malinj rus në rajonin tonë, shpresojmë të kuptojmë më mirë se si narrativat e ekstremit të djathtë dhe të tjera narrativa ekstremiste dhe dezinformimi po ndikojnë në Evropë dhe në rajonin tonë”.
QKSS, planifikon të krijojë një bazë të dhënash të videove që përmbajnë përmbajtje ekstremiste dhe të kuptojë më mirë llojin e rrëfimeve që po ndikojnë në grupmoshën ndërmjet 45 dhe 65 vjeç, dhe si t’i kundërvihen ato në mënyrë efektive.