Pse është e vështirë për njerëzit inteligjentë të gjejnë njeriun e zemrës

Njerëzit inteligjentë e kanë pak më të vështirë se të tjerët të gjejnë personin e duhur për ta, për shkak të disa arsyeve. Zbuloni cilat janë ato.

Lifestyle

13/01/2016 21:39

Jeni shumë analitikë

Ka më shumë te një partner se organet seksuale që shkojnë mirë së bashku, dhe njerëzit e mençur e dinë këtë gjë. Ata shpesh analizojnë më shumë se sa duhet partnerin e tyre potencial. Mendojnë për të ardhmen, mënyrën më të mire për të kultivuar romancën dhe janë të obsesionuar për ta gjetur njeriun e duhur, transmeton lajmi.net.

E dinë që më mirë vetëm se me njeriun e gabuar

Dhe nuk ka asnjë turp në këtë gjë. Njerëzit inteligjentë janë kaq të vendosur të gjejnë njeriun e duhur sa refuzojnë çdo gjë tjetër.

E dinë që lidhjet mbarojnë ndonjëherë

Kjo nuk është një gjë cinike. Ata thjesht e dinë të vërtetën e vrazhdë që shumicën e kohës lidhjet nuk funksionojnë. Si rezultat, ata i marrin gjërat ngadalë dhe e kanë problem të angazhohen si duhet. Por partneri i duhur do ta kuptojë këtë.

Njerëzit e zgjuar të tjerë janë të frikshëm

Ata mund të ndihen jo rehat për faktin që partneri potencial ka arritur gjëra në jetë dhe ata vetë, jo.

Dini si ta mbroni veten

Njerëzit e zgjuar në këtë botë janë të vetëdijshëm për çdo rrezik në çdo situatë të mundshme, dhe kjo përfshin lidhjet dashurore. Janë të kujdesshëm dhe vënë barriera që të mbrojnë veten./lajmi.net