Pse e ka fshirë Majk versionin e tij të këngës ‘Hello’ nga Adele? (VIDEO)

Reperi Majk ka bërë bujën dje me një video ku është parë duke kënduar versionin e tij të këngës 'Hello'.

ShowBiz

08/01/2016 11:12

Dje në Instagram reperi Majk ka postuar një video duke kënduar këngën hit të Adele.

Majk ka bërë versionin e tij të ‘Hello’ dhe menjëherë kanë ardhur reagime nga fansat dhe videoja është shpërndarë nëpër të gjitha rrjetet sociale.

Por, sot videoja nuk është në Instagramin e vetë reperit! Çfarë ka bërë që ai të fshinte këtë video?

Ndoshta kanë bërë komentet e shumta, e sidomos ato negative dhe reagimet e njerëzve të cilëve nuk i ka pëlqyer ky version, e shumica kanë thënë se zëri i Majk nuk është përshtatur fare për një ‘cover’ të tillë./lajmi.net