Pse Blero nuk e mori Afronën me vete në Turqi?

Bashkë janë në lidhje vetëm që një vit por Blero dhe Afrona Dika kanë shumë për të treguar.

ShowBiz

07/06/2016 22:10

Kjo për faktin se çifti bashkë ka shëtitur gjithandej duke pasur destinacion madje edhe Meksikën e largët.

Por, në nisjen e sezonit veror, Blero ka shkuar pa të dashurën në Turqi.

Kjo për faktin se drejt bregdetit turk ai ka marrë rrugë vetëm me bashkëpunëtorët e afërt dhe ekipin e produksionit Asha ku do të konkretizojnë projekte të reja muzikore të cilat ai i ka paralajmëruar si bomba.

Në këtë mënyrë, Blero po vazhdon traditën e klipeve verore të realizuara në Turqi.

Megjithatë, disa ditë në plazh me Afronën nuk do mungojnë pasiqë siç mësohet, Santorini i Greqisë do jetë së shpejti destinacion i çiftit./Prive