“Pse axha Sabri kapesh me mua?” Sabri Fejzullahu më në fund i reagon Flori Mumajesit

Më në fund Sabri Fejzullahu i është përgjigjur Flori Mumajesit.

ShowBiz

27/03/2019 12:09

Gjatë fundjavës së kaluar ka bërë bujë një ‘zënkë’ në internet mes këngëtarëve Sabri Fejzullahu dhe Flori Mumajesi, shkruan lajmi.net.

Këngëtari Sabri Fejzullahu gjatë një interviste foli edhe për kantautorin Flori Mumajesi për të cilin tha se është e pamundur t’i marrë aq shumë klikime për një ditë, e më pas nuk ka munguar komenti i Florit.

“Ncncncnc ??‍♂️ pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble sti kam marr ty paret! pse be po merzitesh kaq shume? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjeret kan honger ? I ka lon me u ngi mire se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher une shembulli per blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jeten e vet. Kur i bojn vet shume klikime nuk nihen vec ferkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjeret merren me llafe.??‍♂️ nejse e vertet klikimet edhe mund te blihen Axha Sabri po si me ja bo kur ta blejn Karrieren?“, kishte shkruar Flori ndërsa sot Sabri Fejzullahu ka reaguar më në fund.

Ai në Instastory e ka shpërndarë positmin e Florit dhe pranë tij i ka vendosur disa zemra./Lajmi.net/