PSD konfirmon takimin e Ahmetit me Mustafën

Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti pritet të takohen gjatë ditës së sotme.

Lajme

19/08/2019 10:35

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe ai i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, pritet të takohen sot.

Ky takim pritet të fillojë në ora 11:00.

Takimin e tyre e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

“Po, do te takohen”, ka deklaruar shkurt Kuçi, duke mos dhënë detaje shtesë.

Në anën tjetër, mediet kanë raportuar se pjesë e këtij takimi do të jetë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.

Lexo edhe: 

Haradinaj nuk kandidon 100% vetëm, kërkon koalicion parazgjedhor me PSD-në

Theksojmë se sot pritet të zyrtarizohet edhe koalicioni i mundshëm parazgjedhor në mes të AAK-së dhe PSD-së. /Lajmi.net/