“PSD e dinte që s’e kalon pragun, andaj iu bashkua AAK-së”

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Mirena, ka thënë se PSD i është bashkuar AAK-së për të kaluar pragun.

Lajme

22/08/2019 22:17

Analisti politik Ilir Mirena konsideron se PSD u bashkua në koalicion me AAK-në për shkak se kishte frikë se po të garonte e vetme në zgjedhje nuk do ta kalojë pragun në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen së shpejti.

Mirena në RTV Dukagjini ku janë të ftuar Daut Haradinaj nga AAK dhe Dardan Molliqaj nga PSD, tha se ky koalicion nuk është i natyrshëm siç deklaroi Molliqaj por se dyja partitë i kanë interesat e veta.

Mirena tha se ky koalicion është i panatyrshëm sepse kanë dallime të mëdha në ideologji.