Provuan t’i shmangen policisë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se sot rreth orës 19:45, një veturë e cila është sinjalizuar nga zyrtarët policorë për t’u ndalur, ka provuar t’i shmanget policisë, me ç’rast, tre persona janë arrestuar. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Në njoftimin e…

Lajme

24/09/2022 21:18

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se sot rreth orës 19:45, një veturë e cila është sinjalizuar nga zyrtarët policorë për t’u ndalur, ka provuar t’i shmanget policisë, me ç’rast, tre persona janë arrestuar.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në njoftimin e policisë shtohet se, ndaj personave të dyshuar në koordinim me prokurorin e shtetit, policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore.

“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur.  Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi”, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar. Aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me prokurorin e shtetit policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e  procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/