Provokim i ri rus ndaj NATO-s, dëbohet aeroplani i spiunimit

Aeroplanët ushtarakë të NATO-s e kanë detyruar fluturimin e një aeroplani spiunues rus mbi Detin Baltik, pasi ai më parë kishte hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë.

Bota

22/10/2014 23:28

Në komunikatën e NATO-s thuhet se “aeroplani për grumbullimin e të dhënave informative IL-20”, i cili është ngritur në ajër nga Kaliningrad, një enklavë ruse në Detin Baltik, së pari është ndeshur me aeroplanin luftarak danez F-16 kur ai i ishte afruar hapësirës ajrore të këtij vendi, transmeton agjencia AFP.

Aeroplani rus pastaj vazhdoi në veri drejt Suedisë, e cila nuk është anëtare e NATO-s, por reagoi me aeroplanët e saj për të mos e lejuar cenimin e hapësirës së vet ajrore.

Pothuaj katër orë më vonë, aeroplani rus u zbulua në hapësirën ajrore të Estonisë, brenda së cilës kishte hyrë në thellësi prej 600 metrash.

Nga hapësira ajrore e Estonisë atë e dëbuan aeroplanët luftarakë F-16 të Portugalisë, njoftoi Aleanca veri-atlantike.

Moska ka reaguar ndaj kësaj duke thënë se aeroplani i saj nuk e ka cenuar hapësirën ajrore  të vendit anëtar të NATO-sj, Estonisë, por që ka fluturua mbi ujërat neutrale të Detit Baltik.