Provoi të mashtronte shtetin e Spanjës me patentë false – Enis Bardhi dënohet me katër muaj burg

Ylli i Levantes, Enis Bardhi është dënuar ditën e sotme për një shkelje të vozitjes së makinës.

Sport

08/02/2022 16:10

Bardhi u ndal nga policia pranë stadiumit “Cuitat de Valencia” më 5 prill dhe u kap duke vozitur pa pasur patentë të Spanjës, transmeton lajmi.net.

Siç detajohet nga COPE, u pretendua se Bardhi ishte ‘plotësisht i vetëdijshëm’ se nuk kishte një licencë dhe u kishte dorëzuar oficerëve një licencë me një emër tjetër në atë datë.

Si rezultat, maqedonasi është shpallur fajtor dhe është dënuar me katër muaj burg dhe një gjobë 1920.

Ndonëse, dënimi është pezulluar për dy vjet, që do të thotë se Bardhit do t’i duhet të kalojë vetëm kohën e paraburgimit nëse kryen një krim tjetër para se të kalojnë dy vjet.

Bardhi mbetet i lirë të luajë për Levanten, pasi ka bërë tashmë 16 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke luajtur në fundjavë teksa Las Granotas u mposht nga Getafe.

Levante mbetet në fund të tabelës me vetëm një fitore./Lajmi.net/