Protestuesit nuk pranojnë komision për verfikim, këmbëngulin në largimin e rektorit

(E Plotësuar) Xhavit Jashari ka folur para pak minutash para protestuesve për atë se çka është biseduar në takim. 

Lajme

04/12/2014 16:50

Ai ka thënë se në takim është kërkuar që të bëhet një komision i ri për verifikimin e listave të kandidatëve për studime nga Shoqatat e Luftës, mirëpo një gjë e tillë është hedhur poshtë.

“Ne nuk e pranojmë këtë komision dhe kërkesa jonë e vetme mbetet dorëheqje e rektorit Ramadan Zejnullahut”, ka thënë Jashari.

———————————

Ministri i Arsimit Ramë Buja sapo ka arritur në ndërtesën e rektoratit të Univeristetit të Prishtinës, ku dhe po zhvillon një takim me rektorin, Ramadan Zejnullahu. 

Në këtë takim, përveç ministrit Buja dhe rektorit Zejnullahu, po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e veteranëve të luftës.

Kjo vizitë është bërë pas ankesave që udhëheqësit e organizatave të dala nga lufta kanë pasur lidhur me refuzimin që rektori Ramadan Zejnullahu i ka bërë vendimit të MASHT-it për regjistrimin e studentëve familjarë të veteranëve të luftës.