Protestuesit në Zubin Potok lirojnë të arrestuarin Slobodan Sovrlic
Policia e Kosovës ka konfirmuar protestën, e cila ka ardhur si rezultat i një arrestimi. Jozyrtarisht mësohet se personi i arrestuar është Slobodan Sovrlic, pjesëtar i strukturave paralele serbe në Veri.
Lajme
E plotësuar, 21:15
Protestuesit e mbledhur para stacionit të policisë në Zubin Potok, kanë hyrë me dhunë brenda ndërtesës dhe e kanë liruar të arrestuarin Slobodan Sovrlic, i cili gjatë ditës ishte arrestuar nga Policia pasi akuzohej për prishje të rendit dhe qetsisë dhe ishte në kërkim nga EULEX.
Kryetari I Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulovic, ka konfirmuar rastin.
Ai ka thënë se tani “situata është e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë pas lirimit të të arrestuarit”.
—
Rreth 100 serbë kanë bllokuar sot stacionin e policisë në Zubin Potok, si shenjë proteste për arrestimin e bashkëqytetarit të tyre
Më herët, policia kishte arrestuar një person për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë, dhe menjëherë janë mbledhur qytetarët të cilët po e mbajnë të bllokuar stacionin e policisë.
Jozyrtarisht mësohet se personi i arrestuar është Slobodan Sovrlic, pjesëtar i strukturave paralele serbe në Veri, për të cilin raportohet se ka qenë në kërkim nga EULEX.
Policia e Kosovës ka konfirmuar protestën, e cila ka ardhur si rezultat i këtij arrestimi.
“Një grup qytetarësh kanë protestuar kundër arrestimit të një personi për të cilin ka pasur një urdhër arrest”, ka thënë për lajmi.net, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.
Protesta thuhet se është duke vazhduar ende.