Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin në pronësi të pronarit të diskotekës “Pulse”

Në protestën në Koçan për të kërkuar drejtësi për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Pulse”, një pjesë e grupit hynë edhe në kafenenë “Classic” që është në pronësi të së njëjtës diskotekë ilegale dhe e shembën. Në Koçan po vazhdon protesta ku kërkohet përgjegjësia për aksidentin tragjik që ndodhi herët në mëngjesin e së…

Lajme

17/03/2025 16:20

Në protestën në Koçan për të kërkuar drejtësi për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Pulse”, një pjesë e grupit hynë edhe në kafenenë “Classic” që është në pronësi të së njëjtës diskotekë ilegale dhe e shembën.

Në Koçan po vazhdon protesta ku kërkohet përgjegjësia për aksidentin tragjik që ndodhi herët në mëngjesin e së dielës.

Protesta e nisur në park ka vijuar përpara bashkisë me sloganet “Duam drejtësi”, “Radha e të gjithëve” dhe “Vrasësit”.

Për 11 persona është caktuar masa e ndalimit afatshkurtër.