Protestuesit i gëzohen lajmit për shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e Rektorit (Video)

Rron Gjinovci, një nga organizatorët e protestës në përkrahje rektorit Ramadan Zejnullahu, ka qenë ai që ka gëzuar protestuesit që ishin mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke u dhënë lajmin për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së.

Lajme

22/10/2015 11:41

Qytetarët e mbledhur para Ministrisë, i janë gëzuar këtij lajmi, duke e pritur me brohoritje.

Drejtuesi i protestës, Rron Gjinovci ka thënë para turmës se politika në UP ka ikur me protestat dhe shkarkimin e ish-rektorit Ibrahim Gashi.

Sipas tij, prej atëherë është vendosur standardi për mosndërhyrje në UP.

“Po e vendosim standardin e ri në UP”, ka thënë Gjinovci.

Ndërkohë, pasi u lexuan kërkesat e protestës, ato u votuan simbolikisht nga protestuesit, të cilët më pas u shpërndanë të qetë. /Express