Protestuesi në Hong-Kong u kërkojnë falje qytetarëve për shqetësime!

11:19 | 5 Tetor 2014

Protestojnë, por edhe vet i largojnë mbeturinat e lëna pas potestave

Manifestuesit pro demokracisë, që kanë bllokuar rrugët e Hong Kong-ut, e respektojnë me skrupull shprehjen “fushatë e mosbindjes civile”. Fjalë për fjalë.

Protestuesit që mblidhen me mijëra sish që prej të dielës së kaluar nëpër rrugët e ish-kolonisë britanike, tani pjesë e Kinës, por me sistem politik ndryshe, kanë si shqetësim kryesor që protestat të zhvillohen në mënyrën më civile që të jetë e mundur, transmeton ATSH-në gazeta shqiptarja.com.

“Na falni për shqetësimin!”, lexohet në shumë pankarta të ngjitura në majë të shkopinjve.

Hong Kongu njihet për disiplinën e shtatë milionë banorëve të tij.

Njerëzit presin autobusin në radhë dhe askush nuk kërkon të kalojë tjetrin.

Sjelljet e këqija, që u atribuohen kinezëve që vijnë nga kontinenti, si pështyrja në tokë, veprime të dënuara me gjobë, apo të lënit e fëmijëve të plotësojnë nevojat personale në mes të rrugës, shkaktojnë vazhdimisht indinjatë.

Qyteti figuron mes vendeve më të sigurta në botë.